Vuçiq: Paralajmërime për Ushtrinë e Kosovës sjellin frikë te serbët

Vuçiq: Paralajmërime për Ushtrinë e Kosovës sjellin frikë te serbët

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se paralajmërimet e autoriteteve të Kosovës mbi transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në Ushtrinë e Kosovë sjellin frikë te serbët, duke shtuar se partnerët perëndimorë “po punojnë me duar dhe këmbë” që Kosova në nëntor të bëhet anëtare e Interpolit.

Ai ka thënë se “ministri i jashtëm Ivica Daçiq ditëve të ardhshme të udhëtojë më shpesh, ministri i policisë Nebojsha Stefanoviq do të ketë angazhim të posaçëm deri në 1 nëntor, si dhe ai dhe Ana Bërnabiq do t’i thërrasin disa njerëz”.

E gjithë kjo panik në pushtetin serb është shkaktuar për të parandaluar anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

Duke folur për transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës, Vuçiq ka thënë se “i frikohet asaj, që mund të miratohet këtë javë”. Ai ka thënë se edhe gjatë vizitës së sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg i ka treguar atij se “nën cilat kushte mund të jetë i pranishëm ndonjë formacion i armatosur në veri të Kosovës”

“Nuk kam çfarë të them përveç asaj çfarë kam folur në miting në Mitrovicën e Veriut. A do t’i lëmë njerëzit tanë pa përkrahje, nuk do t’i lëmë, dhe a do të bëjmë gjithçka që deri te një sjellje e tillë e papërgjegjshme të mos vijë, do të bëjmë”, ka thënë Vuçiq./Insajderi.com.