Vuçiq paralajmëron ndërtime e rindërtime spitalesh në Kosovë

Vuçiq paralajmëron ndërtime e rindërtime spitalesh në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka paralajmëruar ndërtimin e spitalit të Graçanicës si dhe rindërtimin e spitalit në Veri të Mitrovicës.

Vuçiq ka folur për investimet që do të bëhen në shëndetësi, aty përmend edhe Republikën e Kosovës.

“Ne kemi probleme teknike, paratë nuk janë problem, ne kemi lënë mënjanë para dhe i kemi ato për qendrën shëndetësore në Graçanicë dhe spitalin në veri të Mitrovicës”, tha Vuçiq, raporton agjencia a lajmeve serbe Tanjug.

Serbia vazhdon ta mbajë Kosovën në kushtetutë, përkundër se më 2008 u shpall pavarësia dhe është njohur nga mbi 100 shtete. /Insajderi.com