Vuçiq: Për të vazhduar dialogun kusht është heqja e taksave

Ministrja e jashtme e Norvegjisë Ine Marie Eriksen Soreide e ka vizituar sot Beogradin ku ka pasur takim edhe me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq: Për të vazhduar dialogun kusht është heqja e taksave

Presidenti serb e ka falënderuar ministren norvegjeze për donacione dhe ndihma për zhvillim të cilat Norvegjia po i ofron Serbisë dhe ka shprehur interes për bashkëpunim në projektet e reja, siç është programi për ndërmarrësit e rinj, i cili e ndihmon rritjen ekonomike dhe zhvillimin e frymës së ndërmarrësisë, ka kumtuar shërbimi i presidentit për bashkëpunim me media.

Ai ka përsëritur se Serbia është e përcaktuar për dialog me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian dhe të gjendet një zgjidhje e pranueshme për të dyja palët, mirëpo, ka theksuar se kusht për vazhdimin e dialogut është që Prishtina t’i heqë taksat për prodhimet serbe./Insajderi.com.