Vuçiq: Perëndimi dialogon për Prishtinën – por ne s’lejojmë t’na imponohet zgjidhja

Presidenti serb thotë se serbët duhet të tregohen të kujdesshëm dhe të matur, sepse në dialog me Prishtinën, nuk kanë punë me ekipin e Kosovë, por me ndërkombëtarët.

Vuçiq: Perëndimi dialogon për Prishtinën – por ne s’lejojmë t’na imponohet zgjidhja

Serbia do ta vazhdojë dialogun me Kosovën, por gjithashtu nuk do të tolerojë që të imponohet një zgjidhje, ka thënë presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, njofton Insajderi.

Vuçiq, në një intervistë për Televizionin Pink, ka deklaruar se me ndërkombëtarët Serbia e ka veç një problem; Kosovën.

“Serbia nuk e njeh Kosovën e pavarur, ky është problemi i tyre me ne. Dhe problemi ynë është se askush prej tyre nuk lëvizë nga pozicioni që tashmë e kanë; Kosova e pavarur”, tha Vuçiq.

Presidenti serb shtoi se ata duhet të jenë serioz, të durueshëm dhe të përkushtuar në dialog, sepse “nuk negocion Prishtina për vete, por Perëndimi e bën për ta”./Insajderi.com