
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të enjten që do të ishte poshtëruese dhe shkatërruese së pari për BE-në që Ramush Haradinaj të jetë pjesë e delegacionit nga Prishtina në Bruksel, përderisa beson që BE-ja nuk do të mund ta ndalë këtë.
Vuçiq tha se do të ishte jashtëzakonisht shkatërrimtare dhe poshtëruese për Serbinë dhe për BE-në që dikush të ketë kryer krime kaq të rënda të marrë pjesë në negociata, njofton Insajderi.
Presidenti ardhshëm i Serbisë, Vuçiq ka komentuar me fjalë të zgjedhura për Behgjet Pacollin duke thënë se është pjesë e koalicionit që favorizohet nga amerikanët.
“Në Prishtinë, para zgjedhjeve, janë dy rryma, njëra është linjë e UÇK-së dhe tjetra është përkrahje direkt amerikane për Pacollin”, ka thënë Vuçiq, njofton, novisat.rs.
Vuçiq ka thënë më tutje gjasat më të mëdha i ka koalicioni i UÇK-së se ai pro amerikan i Behgjet Pacollit.
Vuçiq më tutje kërkoj të mos flitet për fyerjet e Ramush Haradinajt por për mos themelimin e asociacionit i cili nuk po ndodhë tash e katër vite./Insajderi.com