Vuçiq: Prishtina nuk e mbajti fjalën më shumë se dy minuta

Vuçiq: Prishtina nuk e mbajti fjalën më shumë se dy minuta

Deklarata e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi pas dialogut në Bruksel tregon se Prishtina nuk është në gjendje të mbajë fjalën e saj më shumë se dy minuta, ka thënë kryeministri serb Aleksandër Vuçiq.

“Prishtina nuk është në gjendje të mbajë fjalën e saj më shumë se dy minuta dhe ju nuk bëni asgjë në përputhje me atë që është rënë dakord, në takimin në Bruksel”, ka thënë kryeministri serb Aleksandar Vuçiq në një bisedë telefonike për portalin “Politico”.

Liderët e të dyja shteteve të Kosovës dhe Serbisë, u ftuan të martën në mbrëmje në Bruksel, me ftesë të Përfaqësuese së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, për të biseduar për zhvillimin e fundit në mes të të dyja shteteve./Insajderi.com