Vuçiq: Serbët më të sigurt në prani më të madhe të KFOR-it

Vuçiq: Serbët më të sigurt në prani më të madhe të KFOR-it

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar sot se nuk ka arsye për shqetësim për dërgim të trupave amerikane shtesë në Kosovë, ngase Serbia me KFOR-in ka bashkëpunim të mirë.

“Mendojmë se serbët në Kosovë janë më të sigurt kur ka më shumë prani të KFOR-it atje”, deklaroi Vuçiq, para gazetarëve në Pekin, i cili është në vizitë zyrtare atje, njoftojnë mediat serbe.

Tutje ai shtoi se Serbia nuk ka qëllimin që t’i mbrojë fizikisht serbët në Kosovë, por këtë e bënë KFOR-i, përcjell RTK.

“Nëse ky është qëllimi i ardhjes së trupave amerikane në Kosovë, Serbia është falënderuese, nëse jo, atëherë unë nuk di se si të përgjigjem”, ka thënë ai.