Vuçiq-serbëve: Mos keni frikë nga “Shqipëria e Madhe”

Vuçiq-serbëve: Mos keni frikë nga “Shqipëria e Madhe”

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, u shpreh i bindur se vazhdimi i dialogut me Kosovën do të ndodhë një ditë, përkundër siç tha ai, “deklaratave të ndryshme të papërgjegjshme për Shqipërinë e Madhe nga politikanët shqiptarë”, transmeton Insajderi.

Ai tha se Serbia është e vogël në rajon dhe se duhet të kujdeset të mos bëjë “deklarata të papërgjegjshme”.

“Në rajon, ne jemi ata që duhet të kujdesemi më së shumti. Ata të gjithë kanë të drejtë në deklarata të papërgjegjshme, të gjithë kanë të drejtë në sjellje të papërgjegjshme dhe le ta bëjnë atë në Sarajevë, Prishtinë dhe diku tjetër, ne nuk kemi të drejtë”, tha ai për RTS.

Ai tha se Serbia duhet të ruajë paqen dhe se do të përgjigjet në një mënyrë të zgjuar.

“Lërini të thonë çfarë të duan, mos kini asnjë frikë, sepse Serbia është shumë më e fortë sot se dikur, në mënyrë që të mund të ulim tensionet dhe të shohim se vendi ynë po përparon”, tha Vuçiq./Insajderi.com