Vuçiq: Serbia nuk është në gjendje të refuzojë bisedimet, shqiptarët po provokojnë në terren

Vuçiq: Serbia nuk është në gjendje të refuzojë bisedimet, shqiptarët po provokojnë në terren

“Serbia nuk është në gjendje të refuzojë bisedimet”, ka deklaruar Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me rastin e njoftimit të emisarit amerikan, Richard Grenell, se do të mbahet një takim në Shtëpinë e Bardhë në mes të Kosovës e Serbisë me dy shtator, njofton Insajderi.

Vuçiq ka folur në TV Pink edhe për termin “negociata” që Grenell e ka përdorur kur ka njoftuar për takimin.

Presidenti serb ka thënë se nuk e di pse amerikani takimin e quan negociata, porse “ne marrim pjesë në bisedime, temat janë ekonomike, është e rëndësishme për ne dhe ato janë të mira”.

“Një herë thanë se mbështesin negociatat nën kujdesin e BE-së. Por, unë nuk duhet të hyj në marrëdhëniet e tyre. Ne jemi shumë të vegjël për të qenë në gjendje ta lejojmë këtë”.

Sipas Vuçiq “qëllimi i Prishtinës nuk është liria e fluksit të kapitalit, mallrave dhe shërbimeve, por vetëm arritja e një zgjidhje përfundimtare dhe kjo është njohja e pavarësisë”.

Vuçiq ka shtuar se shqiptarët në Kosovë po provokojnë dhe për këtë ka përmendur ndërtimin e rrugës në Deçan, afër manastirit./Insajderi.com