Vuçiq: Serbia s’duhet ta njohë Kosovën

Vuçiq: Serbia s’duhet ta njohë Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, thotë se Serbia nuk duhet ta njohë Kosovën dhe duhet të vazhdojë të luftojë sa më shumë që të ndjeket kjo politikë, transmeton Insajderi.com.

Kështu është shprehur ai në emisionin “Hit Tvit”, ku tha se vendi që udhëheqë duhet të luftojë sa të jetë e mundur që të përparojë politikisht e ekonomikisht.

Madje, ai shtoi se nuk ka pasur asnjë reagim nga Bashkimi Evropian sa i përket deklarimeve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për bashkimin Kosovë-Shqipëri.

“I kam thënë z. Pahor se asnjë instancë në nivel të BE-së nuk ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të Albin Kurtit. Kjo vetëm përshkruan pozitën e Serbisë, kjo tregon se nuk ka rëndësi se kush është në pushtet”, tha ai.

“Imagjinoni sikur të thosha unë se duhet bashkuar Serbia me Republika Srpskan. Do të reagonin menjëherë. Do të thonin se jemi një barrë e së shkuarës. Për këtë jam i sigurt se nuk duhet të pranojmë pavarësinë e Kosovës dhe se duhet të luftojmë sa më shumë, të ruajmë paqen dhe të lëmë vendin tonë të ecë përpara”, ka shtuar Vuçiq. /Insajderi.com