Vuçiq: S’ka njohje për Kosovën sa të jem unë president

Vuçiq: S’ka njohje për Kosovën sa të jem unë president

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk do të ndodhë derisa ai të jetë President, njofton Insajderi.

Vuçiq i bëri këto deklarime në televizionin serb ‘Prva’, i cili e la mundësinë e hapur të ndodh një gjë e tillë tek pasuesit e tij në postin e presidentit.

“Dhe pas kësaj … Njerëzit vendosin”, tha ai.

Krahas kësaj , ai ka deklaroi se nuk do ketë njohje të pavarësisë së Kosovës , në kohën kur tërhoqi vërejtjen se do të mbahen zgjedhjet.

Megjithatë, i njëjti kishte thënë se po ta nënshkruante njohjen diplomatike të Kosovës, do të merrte çmim Nobel për Paqe./Insajderi.com