Vuçiq: S’kemi kushte për dialogun, kërkojmë të zbatohet gjithçka që është firmosur në Bruksel

Vuçiq: S’kemi kushte për dialogun, kërkojmë të zbatohet gjithçka që është firmosur në Bruksel

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se “nuk ka asnjë kusht” për dialogun Kosovë-Serbi që pritet të rinisë së shpejti, transmeton Insajderi.

Sipas tij, Serbia kërkon të zbatohet në terren gjithçka që është firmosur deri më tani në Bruksel.

Siç raportohet nga mediat serbe, pas takimit me raportuesin e Parlamentit Evropian për Serbinë, Vlado Bilçik, Vuçiq tha se pret që gjatë qershorit të shpërblehet puna e Serbisë nga KE-ja me hapje të disa kapitujve për integrim në BE.

“Kërkesa jonë është që gjithçka që është nënshkruar të përmbushet. Është e rëndësishme të shohim se cila do të jetë kërkesa e shqiptarëve, ne nuk kemi kërkesa. Unë besoj se do të jemi në gjendje të flasim për paqe afatgjate në Ballkan”, tha Vuçiq, përcjell “b92.net”. /Insajderi.com