Vuçiq: Takim i mirë me komisionerin për zgjerim Oliver Varhelyi

Vuçiq: Takim i mirë me komisionerin për zgjerim Oliver Varhelyi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka falënderuar Komisionerin për Politikën e Fqinjësisë dhe Zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi, me të cilin u takua këtë mëngjes në Bruksel, njofton Insajderi.

Vuçiq ka thënë se në këtë takim folën për mbështetjen që Bashkimi Evropian ofron përmes kontributeve ekonomike, politike dhe vlerësuese në përparimin e Serbisë.

“Faleminderit të veçantë komisionerit për faktin që nuk është e vështirë për të që të dëgjojë dhe dëgjojë përfaqësuesit e Serbisë, pa marrë parasysh sa e çuditshme mund të tingëllojë për dikë. Bisedë shumë e mirë,” shkroi Vuçiq në profilin e tij zyrtar në Instagram./Insajderi.com