Vuçiq thotë se kërkuan gërmime në pesë lokacione në Kosovë – Ministrja Haradinaj deshi të bëjë shfaqje politike

Vuçiq thotë se kërkuan gërmime në pesë lokacione në Kosovë – Ministrja Haradinaj deshi të bëjë shfaqje politike

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ka kërkuar hyrjen në territorin e Kosovës, pasi ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, i kërkoi të shkonte në Rashkë, ndërsa deklaroi se ishte pajtuar me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian që ato vizita të mos ndodhin.

Me këtë rast, ai deklaroi se “Beogradi po kërkonte gërmime në pesë lokacione në Kosovë, ku besohet se janë varrosur serbët, por shqiptarët nuk pranuan”.

“Tani, për të bërë një histori të madhe, si dhe për atë gënjeshtër që unë i kërcënova me skenarin e Nagorno-Karabakhut, edhe pse ata e kuptuan shumë mirë atë që unë doja të thoja, thanë se Vuçiq ishte i padëshirueshëm në Kosovë”, tha presidenti serb.

Vuçiq u tha gazetarëve në Beograd se shqiptarët e Kosovës, pasi u gjetën varre masive afër Rashkës, për trupa që besohet se janë të shqiptarëve kanë dashur të dërgojnë kryediplomaten në Rashkë për, siç tha ai, “të bëjnë një lloj shfaqje politike”, raporton ‘Kosovo Online’.

“Ne u thamë atyre se ishte absolutisht e papërshtatshme në këtë moment, por që nëse ata do të donin, unë do të shkoja i pari në veri, dhe për shtatë ditë do të shkoja duke gërmuar në afërsi të Gjakovës. Meqenëse ata na dërguan një letër, ne ata u dërguan një letër atyre “, tha Vuçiq.

Ai thotë se atëherë u arrit një marrëveshje me njerëzit e Evropës që askush të mos shkojë askund, si dhe se për këtë nuk flitet në publik, të cilën sipas tij shqiptarët e shkelën, transmeton Klan Kosova, transmeton Klan Kosova.

“Ne u thamë atyre se ishte absolutisht e papërshtatshme në këtë moment, por që nëse ata do të donin, unë do të shkoja i pari në veri, dhe për shtatë ditë do të shkoja duke gërmuar në afërsi të Gjakovës. Meqenëse ata na dërguan një letër, ne ata u dërguan një letër atyre “, tha tutje Vuçiç.

Ai thotë se atëherë u arrit një marrëveshje me njerëzit e Evropës që askush të mos shkojë askund, si dhe se për këtë nuk flitet në publik, të cilën shqiptarët e shkelën. /Insajderi.com