Vuçiq thotë se me Biden në krye të SHBA-së do të shtohet presioni ndaj Serbisë për Kosovën

Vuçiq thotë se me Biden në krye të SHBA-së do të shtohet presioni ndaj Serbisë për Kosovën

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, thotë se pret që të shtohet presioni ndaj Serbisë gjatë javëve në vazhdim, kur do të vijë administrata e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me presidentin e zgjedhur, Joe Biden, transmeton Insajderi.

Kështu u shpreh Vuçiq, derisa komentoi deklaratat që u thanë në konferencën dëgjimore të Komitetit për Politikë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit, ku morën pjesë ish-diplomatë amerikanë dhe ekspertë të çështjes së Ballkanit.

Në këtë konferencë, kongresisti Eliot Engel, tha se pavarësia e Kosovës nuk ka kthim dhe Serbia nuk mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian pa pranuar këtë pavarësi, ndërsa kjo deklaratë e bëri Vuçiq që të reagojë para medieve serbe sot.

“Po shihet se kam pasur të drejt kur para dy javësh kam folur për këtë. Ne duhet të kemi kujdes pasi bëhet fjalë për njerëz të rëndësishëm. Unë shpresoj që administrata amerikane të ketë një qasje tjetër nga ajo çfarë u tha të martën në Komitetin për Politikë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit”, ka thënë Vuçiqi.

“Ajo që më pengon, nuk mund të them se më brengos, është se në Serbi po mendojnë që kjo është e drejtuar kundër meje. Në fakt, është kundër çdonjërit në Serbi”, ka thënë tutje Vuçiq.

“Nëse do ta firmosja pranimin e pavarësisë së Kosovës nga, ju garantoj se do ta fitoja Çmimin Nobel për Paqe”, ka thënë ai, përcjellin mediat serbe. /Insajderi.com