Vuçiq thotë se po të ishte në krye të OEK-ut Gërxhaliu taksa prej 100 për qind nuk do të vendosej

Vuçiq thotë se po të ishte në krye të OEK-ut Gërxhaliu taksa prej 100 për qind nuk do të vendosej

Presidenti i Serbisë, Alekander Vuçiq, në konferencën e organizuar për shtyp pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për taks prej 100 për qind për produktet serbe, ka thënë se një gjë e tillë nuk do të ndodhte po të mos shkarkohej Safet Gërxhaliu nga kreu i Odës Ekonomike të Republikës së Kosovës.

“Turp që e kanë larguar Safet Gërxhaliun nga Oda Ekonomike e Kosovës, ai e dinte se çfarë është tregtia dhe çfarë është ekonomia”, ka thënë Vuçiq në konferencë për shtyp.

Ai ndër të tjera ka thënë që një masë e tillë është vendim i pastër politik, i cili nuk ka të bëjë me mënyrën se si funksionin ekonomia.

Kryetari aktual i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, e ka mbështetur vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për taks ndaj produkteve serbe.

Ndërsa përgjatë kohës kur Gërxhaliu ishte në krye të OEK-ut, kishte organizuar një panair në Kosovë në të cilin kishin marrë pjesë dhjetëra kompani serbe.