Vuçiq thotë se protestat ja kanë dobësuar pozicionin Serbisë edhe karshi Kosovës

Vuçiq thotë se protestat ja kanë dobësuar pozicionin Serbisë edhe karshi Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, paralajmëroi se vendi i tij do të përballet me një luftë të vështirë për Kosovën, njofton Insajderi.

“Na pret një betejë e vështirë për Kosovën. Kjo ka tmerruar popullin tonë. Vendi ynë është më i dobët. Të gjithë flasin për një vend ku shpërthejnë trazira pa kuptim. Kjo ka dobësuar pozicionin e popullit tonë në Serbi, Mal të Zi dhe Kosovë”, tha Vuçiq.

Ai tha se situata për çështjen e Kosovës është e ndërlikuar dhe e vështirë për Serbinë.

“Është shumë e vështirë. Detyra ime është të përpiqem të gjej zgjidhjet më të mira, të përpiqem të bësh paqe me shqiptarët, pa rrezikuar interesin kombëtar,” tha Vuçiq.

Sipas tij, ekziston një rivalitet i madh midis Evropës dhe Amerikës për këtë çështje.

“Unë po mundohem të përfitoj sa më mirë që të mundemi, të humbasim sa më pak,” u shpreh Vuçiq.