Vuçiq thotë se Serbia do të jetë njëri nga donatorët më të mëdhenj në Durrës e Thumanë

Vuçiq thotë se Serbia do të jetë njëri nga donatorët më të mëdhenj në Durrës e Thumanë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se qeveria serbe do ta ndihmojë Shqipërinë me një shumë të konsiderueshme parash për t’i ardhur në ndihmë zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Do të doja që të shprehja ngushëllimet e mia për të gjitha familjet e personave që vdiqën në këtë tërmet të tmerrshëm që goditi Shqipërinë. Për aq sa mundëm duke dërguar ekipet tona të shpëtimit ne e bëmë por gjithashtu unë besoj se gjithë njerëzit e kuptuan dhe gjithë simpatinë tonë. Do të doja të falenderoja kryeministrin Edi Rama për mikëpritjen e tij falenderoj atë qe na çoi sot në Durrës ku pamë ata fëmijë të mrekullueshëm, që kishin humbur shtëpitë pamë prindërit gjyshërit e tyre dhe ajo çfarë mund tu them është që qeveria e Serbisë do të marrë një vendim të hënën për ta ndihmuar me një vlerë domethënëse parash Shqipërinë dhe besoj që do të jetë një, nga dy tre apo katër donatorët më të mëdhenjë për vendet si: Durrësi, Thumanën edhe zonat tjera në Shqipëri”, citohet të ketë thënë Vuqiç.

Këtë deklaratë ai e tha në konferencën e përbashkët me kryeministrit Edi Rama, presidentit serb Aleksandër Vuçiq, kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidentit të Malit të Zi Milo Djukanoviç.