Vuçiq tregon planin për vaksinimin e serbëve në Kosovë: “Të gatshëm të ndihmojmë edhe shqiptarët”

Vuçiq tregon planin për vaksinimin e serbëve në Kosovë: “Të gatshëm të ndihmojmë edhe shqiptarët”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar sot se ekziston një plan për vaksinimin e serbëve në Kosovë, duke shtuar se Serbia është e gatshme për aq sa është e mundur që të ndajë vaksina edhe për popullatën shqiptare, transmeton Insajderi.

Siç raporton media serbe ‘Tanjug’, Vuçiq tha se shteti po kërkon një “mënyrë hibride” për këtë, që do të thotë se një pjesë e qytetarëve do të vaksinohen në veri të Kosovës, një pjesë në komunën e Rashkës, një pjesë në Vranje dhe Bujanovc por që ende nuk është gjetur një mënyrë ku qytetarët nga Kosova qendrore do të vaksinohen.

“Në çdo rast, një pjesë e veçantë e Ekipit Operacional për Vaksinimin, së bashku me Zyrën për Kosovë dhe Metohi, do të kujdesen për njerëzit tanë,” tha ai.

I pyetur nëse pret që të ketë probleme me shpërndarjen e vaksinave, ai tha shkurtimisht “politika është një mrekulli” dhe shtoi se Serbia do të gjente një mënyrë. /Insajderi.com