Vuçiq: U shty vizita e Macron në Serbi, kemi lajme të këqija nga Kosova

Vuçiq: U shty vizita e Macron në Serbi, kemi lajme të këqija nga Kosova

“Presidenti Emmanuel Macron ka lajmëruar se për shkak të situatës në Francë, vizita e tij në Beograd do të shtyhet për një kohë”, ka thënë kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçit  në një konferencë për gazetarë.

Duke iu drejtuar gazetarëve, Vuçiq ka pretenduar se i ka dy lajme të këqija. “Për ne është lajm shumë i keq, ajo që pushteti në Kosovë as nuk do të dëgjojë për heqjen e taksave në prodhimet serbe. Ata kanë konstatuar gjatë bisedës me komisionarin Hahn se kjo do të zgjasë derisa Serbia nuk e njehë pavarësinë e Kosovës”.

“Lajmi i dytë është  edhe më i keq, e ky është se ata kanë paralajmëruar formimin e Ushtrisë së Kosovës më 14 dhjetor. Ata duan ta formojnë ushtrinë në kundërshtim të Kushtetutës së tyre, me marrëveshjen me NATO-n, edhe me dëshirat, së paku të proklamuara, të fuqive më të mëdha”, thotë Vuçiq, duke “vlerësuar” se “bëhet fjalë për veprimet e papërgjegjshme të Prishtinës. Dhe ata na sjellin në rrezikun më të madh, frikohem se gjithë kjo është sjellë deri në aktin e kryer”, ka shtuar ai./Insajderi.com.