Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë këtë të shtunë se në takimin p�" />

Vuçiq: Me Yee nuk folëm për qendrën ruse në Nish

Vuçiq: Me Yee nuk folëm për qendrën ruse në Nish

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë këtë të shtunë se në takimin për projekte bilaterale me zëvendës-ndihmës Sekretari e shtetit, për çështjet evropiane dhe euro-aziatike, Hoyt Bryan Yee kanë diskutuar një numër çështjesh.

Temë ka qenë edhe vizita e 17 qershorit në Uashington, por jo edhe qendra humanitare ruse në Nish, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Vuçiq ka thënë se ai dhe mysafiri nga SHBA kanë përcjell të premten ceremoninë në Pallatin e Serbisë kanë diskutuar për raportin mes Serbisë dhe SHBA, marrëdhëniet ekonomike dhe bilaterale, dialogun në Bruksel, si dhe për rajonin dhe rolin e Serbisë aty.