Vuçiqi i reagon intervistës së Haradinajt për Insajderin ku i qon mesazh Serbisë dhe idesë për luftën

Vuçiqi i reagon intervistës së Haradinajt për Insajderin ku i qon mesazh Serbisë dhe idesë për luftën

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj në një intervistë për Gazetën Insajderi kishte deklaruar se Serbia nuk ka guxim që të nisë ushtri për në Kosovë.

Haradinaj kishte thënë se neve ka kush na mbron, në situata të tilla kemi gjithmonë Amerikën.

“Nuk ka guxim që Serbia të nisë ushtri për në Kosovë. Neve ka kush na mbron. Vetëm një ushtar amerikan të jetë këtu është e nevojshme. Neve në situata të tilla na mbron Amerika”, kishte thënë kryeministri Haradinaj në një intervistë për Insajderin.

E këtyre deklaratave, Vuçiqi i ka reaguar sot kryeministrit Haradinaj duke thënë se ai ka plotësisht të drejtë kur thotë se ShBA çfarëdo që të ndodhë, do të jetë në anën e tyre.

“Ai ka thënë se nuk e di se çfarë mesazhe tjera do të dërgojnë, dhe shton se për këtë shkak duhet t’i ikim çfarëdo problemeve, sepse e dimë se ata janë shumë të fuqishëm, se nuk do të brengosen shumë për të na goditur në çfarëdo mënyre. Këtë e kanë dëshmuar shumë herë. Prandaj është detyrë e jona ta ruajmë paqen, popullatën tonë dhe interesat vitale. Të jemi arrogantë dhe të dhunshëm ndaj amerikanëve, do të ishte qesharake. Jemi tepër të vegjël. Ekonomia e tyre është 21 bilionë dollarë”, ka thënë Vuçiq.

Po ashtu ai Ai ka thënë se nuk është aspak i lumtur as për deklaratën e ambasadorit amerikan në Prishtinë për çështjen e formimit të Ushtrisë së Kosovës.

“Pyetja ime për të do të ishte: ku shkruan kjo në lidhje me ushtrinë, e ai do të përgjigjej se askund nuk shkruan, dhe se nuk mërzitet për këtë, sepse ata e kanë njohur Kosovën. Ata sillen sipas rregullit të forcës së fuqishmit, e jo sipas drejtës ndërkombëtare”, ka thënë Vuçiq.

Në intervistë për Insajderin, kreu i ekzekutivit, ka folur edhe për datën kur do të bëhet formimi i Ushtrisë së Kosovës, duke treguar ekskluzivisht për shtetet të cilat janë në përkrahje dhe në kundërshtim të formimit të saj. /Insajderi.com

Insajderi.com | Intervistë me kryeministrin Ramush Haradinaj

Insajderi.com | Intervistë me kryeministrin Ramush Haradinaj▪️ Cili është plani i Qeverisë për KEDS Energy-in?▪️ Cilat janë detajet ekskluzive të bisedës telefonike me shefin e NATOS, Stolenberg?▪️ Detaje ekskluzive të takimit të Haradinajt me Johanes Hahn.▪️ Çfarë thotë Haradinaj për Veton Surroin? ▪ A do të kemi qeveri teknike?▪️ Cilat janë veprimet e Limajt Veselit, të cilët nuk po mundet që t’i bëjë?▪️ Cili është premtimi i madh që PSD-ja i dha Haradinajt? ▪️ Për çfarë është duke diskutuar Haradinaj me disa prej deputetëve të Lëvizja VETËVENDOSJE!?Intervistoi: Parim Olluri

Posted by Insajderi on Friday, 7 December 2018