Vuçiqi me kërkesa dhe nervozë – Thaçi me fjali të ripërsëritura

Vuçiqi me kërkesa dhe nervozë – Thaçi me fjali të ripërsëritura

Presidenti i Kosovës dhe ai i Serbisë kanë zhvilluar takimet e radhës në kuadër të fazës finale të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Përderisa Aleksandar Vuçiq ka reaguar me nervozizëm pas takimit, Thaçi ka vazhduar t’i përsërisë fjalët e njëjta.

Vuçiq, me nervozizëm u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, pas përfundimit të takimit me homologun e tij nga Kosova, Hashim Thaçi në Bruksel, në takimin që është mbajtur nën lehtësimin e Federica Mogharini.

Vuçiqi ka thënë se “Serbia është e hapur për dialog, por edhe pala tjetër duhet të respektojë marrëveshjet.

Vuçiq po ashtu ka thënë se Serbia do t’i marrë kompetencat për hetimin e Olivier Ivanoviqit për shkak se sipas tij Policia e Kosovës nuk ka kompetenca ta kryej këtë në Mitrovicën e Veriut.

Mes të tjerash presidenti serb, ka vendosur ultimatum se Kosova duhet ta tërheqë taksën prej 10% ndaj Serbisë për ta vazhduar dialogu.

Në anën tjetër fjalë të njëjta ka thënë Thaçi pas takimit. Ai ka përsëritur qëndrimet e njëjta.

Ka thënë se alternativa e vetme mbetet dialogut. Ka thënë se çdo alternativë tjetër dërgon në konflikte.

“Pozicioni i palës kosovare është i qartë, dialogu nuk ka alternativë.  Alternativë tjetër është izolimi, konfrontim dhe zërat nacionalist populist të incidenteve prandaj qëndrimi i shtetit të Kosovës do të jetë në përputhshmëri dhe do të jetë në interesin e shtetit të qytetarëve për mundësinë e bërjes së një marrëveshjes”.

“Beogradi nuk ka nevojë t’i frikësohet në asnjë rrethanë Kosova do të jetë e përgjegjshme edhe në dialog por edhe në veprimet e saja kështu që nëse Beogradi do ta ketë lehtë me palën kosovare ka gabuar kështu që me argumente tona nuk janë ato që duhet ta lëkundin dialogun. Argumentet janë në favor të dialogut”, ka deklaruar Thaçi./Insajderi.com