Vuçiqit i “pengon” flamuri shqiptar në takimin Abbott-Kurti, reagon Ambasada e Britanisë

Vuçiqit i “pengon” flamuri shqiptar në takimin Abbott-Kurti, reagon Ambasada e Britanisë

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, i është përgjigjur presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, lidhur me takimin e ambasadorit britanik, Nicholas Abbott, në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit.

“Një foto e Ambasadorit në takim me një nga udhëheqësit politik në Kosovë ka marrë vëmendje në rajon. Është punë e ambasadës që të punojë me akterë udhëheqës politik në Kosovë. Ne nuk kemi zgjedhur se si bashkëbiseduesi ynë, në kapacitetin e tij partiak, ka rregulluar dhomën”, thuhet në reagimin e ambasadës, shkruan Insajderi.

Ku reagim erdhi pasi në fotografinë e takimit në prapavijë shihej edhe flamuri i Shqipërisë – gjë për të cilën kërkoi shpjegime nga ambasadori Abbott, presidenti serb, Vuçiq.

“Pyetje për ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë: në cilat zgjedhje ka fituar Kurti dhe partia e tij dhe i cilit shtet është flamuri para të cilit, Shkëlqësia Juaj, jeni fotografuar me Kurtin? Do t’ju pyes derisa ta marr një përgjigje”, ka shkruar presidenti serb, transmeton Insajderi./GazetaInsajderi/