Vujiçiq: Po e kthejmë Njegoshin në Prishtinë

Qendra Zhvillimore e Malaziasve të Kosovës në Prishtinë është emëruar sipas Petar Petroviqit të Dytë Njegosh. Kështu është vendosur në takimin e cila është mbajtur me rastin e 206 vjetorit të lindjes së peshkopit.

Vujiçiq: Po e kthejmë Njegoshin në Prishtinë

“Kryesia e Shoqatës së Malaziasve të Kosovës ka marrë vendim që Qendra Zhvillimore e Malaziasve të Kosovës në Prishtinë ta merr emrin e Njegoshit”, pretendohet në kumtesën e Shoqatës së Malaziasve të Kosovës.

Në kumtesë theksohet se shoqata është obliguar që vitin e ardhshëm do ta vendosin bustin e Njegoshit i në hapësirat e Qendrës Zhvillimore  të Malaziasve të Kosovës.

“Ky është kthimi simbolik i Njegoshit pasi është rrënuar shtatorja e tij në Prishtinë në vitin 1999”, ka thënë për portalin në gjuhën serbe Kosovo Online kryetari i Shoqatës së Malaziasve të Kosovës Sllobodan Vujiçiq.

Ai ka shpjeguar se si shtatorja e Petar Petroviq Njegoshit në vitin 1999 gjendej para ndërtesës së “Bibliotekës Krahinore Ivo Andriq në Prishtinë, e cila tani quhet Pjetër Bogdani”.

Shtatorja është rrënuar pas hyrjes së forcave të KFOR-it në Kosovë./Insajderi.com.