Vulin fyen shqiptarët me fjalët ‘shiptari’

Vulin fyen shqiptarët me fjalët ‘shiptari’

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë,  Aleksandar Vulin ka thënë se institucionet në Prishtinë ​ nuk duhet të mendojnë që të zbatojnë forcën ndaj presidentit Aleksandar Vuçiq, pasi kjo sipas tij, do të merrte një përgjigje të qartë.

Kjo deklaratë e tij erdhi pas asaj të kryekuvendarit, Kadri Veseli, se ai do të shkonte në të njëjtën mënyrë si Marko Gjuriq nëse vjen pa leje.

“Ata e dinë se ardhja e Vuçiqit  në Kosovë dhe Metohi është një vizitë historike e cila do të forcojë serbët dhe për këtë arsye kërkojnë ta parandalojnë atë. Vuçiç do pavarësisht nga Prishtina për të ruajtur paqen, por edhe serbët në Kosovë dhe Metohi “, ka thënë ai.

Vulin ka fyer shqiptarët duke i quajtur “ ‘shiptari’ me ç`rast ka thënë se “ata trimërohen kur janë larg Vuçiqit, ndërsa në bisedime edhe para kamerave sillen ndryshe, transmetojnë mediat serbe.“