Vulin: Kjo Ushtri do të krijohet vetëm për të kërcënuar Serbinë dhe serbët

Vulin: Kjo Ushtri do të krijohet vetëm për të kërcënuar Serbinë dhe serbët

Reagime te ashpra nga Serbia, pasi Kuvendi i Kosovës miratoi dje tri projektligje për FSK-në, projektligje këto që i hapin rrugë formimit të ushtrisë së Kosovës.

Menjëherë pas votimit nga deputetët e Kosovës për këto projektligje, kanë ardhur reagime nga spektri politik në Serbi.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin. Ai ka thënë se ushtria e Kosovës po krijohet për të kërcënuar serbët dhe Serbinë.

Sipas tij, përderisa Rezoluta 1244 është ende në fuqi, Kosova nuk mund të krijojë ushtrinë e saj.

“Përderisa Rezoluta 1244 është akoma në fuqi në Kosovë dhe Metohi nuk mund të ketë forca të tjera të armatosura përveç KFOR-it. “Ushtria e Kosovës”, në të cilën nuk ka serbë dhe serbët dhe Serbia është kundër krijimit të kësaj ushtrie, atëherë kjo ushtri do të krijohet vetëm për të kërcënuar Serbinë dhe serbët”, deklaroi Vulin