Vulin: Serbia armatoset atje ku mendon se duhet

Me rastin e kumtesës së NATO-s mbi donacionin e Rusisë për Serbinë me autoblinda, ministri serb i mbrojtjes Aleksandar Vulin ka deklaruar se “neutraliteti politik dhe ushtarak të cilin po e udhëheqë Serbia do të thotë se ky vend vet i merr vendimet, furnizohet dhe armatoset atje ku mendon se duhet”.

Vulin: Serbia armatoset atje ku mendon se duhet

“Serbia nuk është vend terrorist, ne jemi vend serioz, i cili ka të drejtë të armatoset”, ka thënë Vulin për RTS.

“Këtë po e bëjmë në funksion të paqes, sepse sa më të fortë të jemi, lufta do të jetë më larg nesh. Nëse Serbia është e fortë do të thotë se Ballkani do të jetë në paqe”, ka thënë Vulin.

Ai ka thënë se automjetet ruse BRDM 2 janë pajisje të reja në ushtrinë e Serbisë të cilat do ta mbrojnë popullatën dhe i bëjnë njësitet më të forta, më të pajisura që në mënyrë sa më të sigurt t’i kryejnë detyrat e tyre”.

Sipas fjalëve të tij, në fund të këtij viti dhe në fillim të vitit të ardhshëm nga Rusia do të arrijnë edhe katër helikopterë MI-35 dhe tre MI-17./Insajderi.com.