fbpx

Vulin-Thaçit: Nëse Serbia ka kryer gjenocid, Gjykata Speciale nuk do të ishte kundër UÇK-së

Vulin-Thaçit: Nëse Serbia ka kryer gjenocid, Gjykata Speciale nuk do të ishte kundër UÇK-së

Ministri i Punës, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale, Aleksandar Vulin i është përgjigjur deklarimeve të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi mbi mundësinë që Prishtina zyrtare të paditë Serbinë për gjenocid duke thënë se kjo është vetëm një tentativë e radhës e Thaçit për të sulmuar serbët.

Por Vulin nuk është ndalur  vetëm në këtë pikë.

“Para se gjithash, Serbia nuk ka kryer gjenocid në Kosovë. Arsyeja është e thjeshtë. Nëse Serbia do të kishte kryer gjenocid atëherë Gjykata Speciale ndërkombëtare nuk do të formohej për krimet e UÇK-së por për ne. Thaçi me këto pohime po dëshiron ta mohoj këtë gjykatë që vet e ka votuar”, ka thënë Vulin.

Ai ka thënë gjithashtu se Thaçi duhet ta ketë parasysh, se padi mes dy shteteve mund të bëjnë vetëm dy shtete, duke ia përmendur Rezolutën 1244./Insajderi.com