
Ministri i Mbrojtjes në Serbi, Aleksandar Vulin pasi iu ndalua hyrja në Kosovë, ka thënë se ishte presidenti i Serbisë ai që e këshilloi të mos reagojë ndaj kësaj ndalese.
Aleksandar Vulin tha se beson se shqiptarët janë të frikësuar nga fjalët e tij dhe për këtë arsye atij iu ndalua hyrja në Kosovë.
Ai për agjencinë e lajmeve serbe Tanjug, gjithashtu tha se ishte Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic që e këshilloi që të mos flasë pas kësaj ndalese.
Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ia ka ndaluar hyrjen në Kosovë Aleksandar Vulinit për festën e serbëve të Vidovdanit, që zhvillohet çdo vit në Gazimestan.