Ministri i mbrojtjes i Serbisë Aleksandar Vullin ka deklaruar me rastin e arrestimit të një serbi në Kosovës për shkak të krimeve të luftës, se “qëllimi përfundimtar është që Kosova të pastrohet nga serbët”.
“Serbët në Kosovë duhet të jenë të bashkuar dhe të tubuar rreth Serbisë së tyre. Vetëm kështu do t’i durojmë sulmet e ashpra dhe të organizuara. Shqiptarët e duan vendin por jo edhe serbët në të. Do të bëjnë gjithçka që t’i shkëpusin lidhjet e serbëve të Kosovës me Beogradin, qeverinë serbe dhe presidentin tonë Aleksandar Vuçiq”, ka thënë Vullin për gazetën serbe Kurir.
Ai vazhdon me pretendime se “tani ata do t’i forcojnë provokimet dhe do të kërkojnë përkrahje nga bashkësia ndërkombëtare për çdo sulm ndaj serbëve dhe presidentit tonë Vuçiq, duke u arsyetuar me dorëzimin e Haradinajt në gjykatë”.
Ai ka vlerësuar se “në një gjendje të Kosovës pa qeveri, me zgjedhjet e shpallura, gjithë presioni për arritjen e marrëveshjes do të jetë ndaj presidentit tonë Vuçiq, të cilin do ta sulmojnë dhe do të përpiqen ta detyrojnë për koncesione, pa tërheqjen e taksave”.Insajderi.com.