Vullin: Kroacia xheloze për armatimin e Serbisë

Ministri i mbrojtjes i Serbisë Aleksandar Vullin ka deklaruar se “mediet kroate po e fshehin keq xhelozinë për shkak të fuqizimit të ushtrisë serbe dhe se edhe më keq po fshehin që çdo mik të Serbisë e konsiderojnë armik të tyre”.

Vullin: Kroacia xheloze për armatimin e Serbisë

“Serbia e ka pritur ministrin Shoigu, mikun e sinqertë të popullit tonë, dhe ajo askujt nuk do t’i arsyetohet që po e respekton mikun dhe i forcon marrëdhëniet me Federatën Ruse”, ka deklaruar Vullin duke komentuar disa shkrime të medieve kroate me rastin e vizitës së ministrit të mbrojtjes ruse në Beograd.

Ai, sipas një kumtese të dërguar në agjencinë serbe të lajmeve Tanjug, ka theksuar se vendet e lira sillen ashtu kur i udhëheqin njerëzit e lirë dhe se kjo është politika e presidentit Aleksandar Vuçiq, si zakonisht Vullin nuk ka harruar të shprehë servilizmin e tij ndaj Vuçiqit.

“Sa më e fuqishme të jetë ushtria e Serbisë, paqja në Ballkan do të jetë më e sigurt. Miqtë e paqes gëzohen për shkak të forcimit të ushtrisë serbe, ndërsa armiqtë zemërohen. Çdo kush është aty ku vet mendon se duhet të jetë”, ka pretenduar Vullin./Insajderi.com.