Vullin: Serbia nuk do të jetë pjesë e NATO-s

Ministri i mbrojtjes i Serbisë Aleksandar Vullin ka thënë, me rastin e takimit me ministrin rus të Mbrojtjes Sergj Shoigu, se Serbia edhe më tutje do ta përcjellë “politikën e neutralitetit ushtarak” dhe se “derisa është presidenti i tij Aleksandar Vuçiq në krye të Serbisë, ajo nuk do të jetë pjesë e Aleancës së NATO-s”.

Vullin: Serbia nuk do të jetë pjesë e NATO-s

Duke falënderuar se përvjetori i çlirimit të Beogradit në Luftën e Dytë Botërore është shënuar edhe në Moskë, Vullin ka pretenduar se “Serbia në gjithë historinë e saj kurrë nuk e ka zgjedhur anën e gabuar, si dhe që shumë vende mund të mësojnë shumë nga ata”, ka transmetuar Ministria e Mbrojtjes e Serbisë.

Gjenerali i Armatës Shoigu edhe një herë i ka bërë thirrje Vuçiqit dhe pjesëtarëve të ushtrisë së Serbisë që vitin e ardhshëm të marrin pjesë në paradën ushtarake në Moskë me rastin e 75 vjetorit të fitores ndaj fashizmit në Luftën e Dytë Botërore.

Ministrat janë pajtuar se bashkëpunimi ushtarak në mes të Rusisë dhe Serbisë është shumë aktiv dhe se në të ardhmen do të zhvillohet edhe më shumë./Insajderi.com.