Vullin: Tadiqi me prostitucionin e tij politik vendosi kufij në mes të Serbisë dhe Kosovës

Me rastin e deklaratës së ish presidentit serb Boris Tadiq se Vuçiqi është tregtar me shpirtrat e njerëzve dhe sikur të ishte një makro në rrugë, ministri i mbrojtjes i Serbisë Aleksandar Vullin menjëherë u lajmërua në mbrojtje të presidentit të tij duke pretenduar se Tadiq ka të drejt të promovon “prostitucionin politik të tij si parim, dhe se po e bënë mirë këtë”.

Vullin: Tadiqi me prostitucionin e tij politik vendosi kufij në mes të Serbisë dhe Kosovës

Ai ka deklaruar se “prostitucioni në politikën serbe ka hyrë me Boris Tadiqin, derisa ka qenë president i Serbisë, kur ka kërkuar falje nga kroatët për shkak të luftës”, siç thotë, “të cilën e kanë bërë ata kundër serbëve”, “kur e ka mashtruar Rusinë në Kombet e Bashkuara dhe e ka përjashtuar UNMIK-un dhe ka sjellë EULEX-in në Kosovë”.

“Tadiqi e ka futur prostitucionin në politikën e Serbisë kur në momente të shpalljes së pavarësisë së Kosovës ka ikur në Rumani, e më pas i ka vendosur kufijtë në mes të Serbisë dhe Kosovës dhe i ka arrestuar ata serbë të cilët i kanë rrënuar ato kufij. Dhe derisa ka qenë në pushtet i është ofruar çdo të huaji për pak pushtet”./Insajderi.com.