Vuri bast 1.3 milion dollarë për fitoren e Biden-it, por ende nuk ka marrë paratë

Vuri bast 1.3 milion dollarë për fitoren e Biden-it, por ende nuk ka marrë paratë

Zgjedhjet në SHBA ende nuk kanë mbaruar për një person që vuri bast 1.3 miliona dollarë, që Joe Biden do të jetë presidenti i ardhshëm, shkruan CNN, transmeton Insajderi.

Bast i madh u vendos ne 29 tetor në “Betfair Exghance”, platforma më e madhe e basteve në botë.

Por bastvënësi anonim nuk mund të mbledhë ende fitimin e tij prej 710,000 dollarë dhe pjesën e parë të aksioneve. Një zëdhënës i Betfair tha të hënën se “gjithcka do të zgjidhet pasi rezultati të konfirmohet zyrtarisht”.

Bastet zakonisht zgjidhen pas një deklarate rezultati nga rrjetet e lajmeve dhe një fjalimi koncesioni nga kandidati presidencial i humbur, tha platforma.

Por ky vit është ndryshe. Presidenti Donald Trump nuk e ka pranuar ende humbjen dhe ai po vazhdon të shtyjë avokatët e tij për të ndjekur sfida ligjore që do të vononin çertifikimin zyrtar të rezultateve. /Insajderi.com