
Një person është arrestuar për vjedhje në një shtëpi në fshatin Bukosh të Vushtrrisë.
Pronari i shtëpisë tregon se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij ku kanë vjedhur stoli ari.
“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se persona të dyshuar e të panjohur kanë depërtuar me forcë përmes dritares në shtëpinë e tij me ç’rast kanë vjedhur stoli ari. Pas një pune hetimore zhvilluar nga Policia është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.