Vushtrri: Gruaja gjen të vdekur familjarin e saj në puset

Vushtrri: Gruaja gjen të vdekur familjarin e saj në puset

Një vdekje e dyshimtë raportohet të ketë ndodhur të premten, rreth orës 11:17 në Vushtrri, njofton Insajderi.

Siç njofton policia, një grua ka gjetur të vdekur familjarin e saj në puset, në oborrin e shtëpisë.

“Dëshmitarja femër kosovar ka njoftuar se në oborrin e shtëpisë  ka gjet të përmbysur në një puset familjarin e saj viktimën mashkull kosovar. Në vend ngjarje kanë dalë njësitet përkatëse. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore./Insajderi.com