Vushtrria bëhet me qendër moderne të rinisë

Vushtrria bëhet me qendër moderne të rinisë

Qyteti i Vushtrrisë tani do të ketë qendrën e saj të rinisë, investim i MKRS-së në një vlerë prej 280 mijë euro. Në ceremoninë përuruese të objektit mori pjesë ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi.

Ministri Gashi u shpreh se ky investim i ministrisë është një prej investimeve më të rëndësishme sepse është bërë për të rinjtë e Vushtrrisë me rrethinë, duke e cilësuar si një vatër dhe institucion i të rinjve dhe të rejave dhe që do të përdoret për realizimin e aktiviteteve të shumta dhe për inovacion.

“Ne si ministri kemi investuar 280 mijë euro për këtë objekt, i cili po ashtu është një prej investimeve më të rëndësishme në kuadër të Departamentit të Rinisë, për shkak se kemi pas mundësi, dhe të rinjtë tanë me shumë ide kreativitet, e angazhim të madh po e mbajnë të gjallë frymën rinore në Kosovë e veçanërisht në Vushtrri”, u shpreh ndër të tjera ministri Gashi duke theksuar se ky nuk do të jetë investimi i vetëm që MKRS-ja është duke bërë në Vushtrri./kultplus.com