Vushtrria sot ka bërë prezantimin e përforcimeve më të reja në skuadrën e tyre.
Vushtrriasit kanë sjellë në radhët e tyre futbollistin Alush Gavazaj dhe katër brazilian.
Bëhet fjalë për Matheus de Paula, I cili luan në pozitën e sulmuesit dhe është 24 vjeçar.
Derisa tri brazilianët tjerë luajnë në mesfushë dhe ata janë, Leonardo, Ygor Vinicius dhe Ian Augusto.
Skuadra e Vushtrrisë e ka nisur keq edicionin e sivjetmë të Superligës, pasi që pësoi nga Llapi me rezultatin 4:1, kurse xhiron e dytë e që luhet në këtë vikend e prêt Trepçën’89.