Lëvizja Vetëvendosje do të dorëzojë sot ankesë në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të PZAP-së, e cila ka dërguar në rinumërim të tërësishëm komunën e Prishtinës dhe atë të Prizrenit.
Shkodran Hoti, zyrtar për media nga VV, ka thënë se ankesa do të dorëzohet në ora 13.30.
“Sot, në ora 13:30, përfaqësuesit nga Lëvizja VETËVENDOSJE! dorëzojnë ankesën në Gjykatën Supreme, ndaj vendimit të PZAP-së, i cili çon në rinumërim të tërësishëm Prishtinën e Prizrenin”, ka shkruar Hoti në Facebook./Insajderi.com
Sot, në ora 13:30, përfaqësuesit nga Lëvizja VETËVENDOSJE! dorëzojnë ankesën në Gjykatën Supreme, ndaj vendimit të…
Posted by Shkodran Hoti on Friday, 24 November 2017