VV: Çështja e demarkacionit të dorëzohet në Prokurori jo në Kuvend

VV: Çështja e demarkacionit të dorëzohet në Prokurori jo në Kuvend

Lëvizja Vetëvendosje ka folur sot rreth çështjes së demarkacionit me Malin e Zi, dy deputetët e kësaj partie, Abërie Nagavci dhe Ali Lajçi kanë kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj që këtë çështje është dashur ta dorëzoj në prokurori dhe jo në Kuvendin e Kosovës.

Në një konferencë për media, në emër të VV, Nagavci dhe Lajçi kanë treguar se partia e tyre mban qëndrimin e njëjtë, për shkak të premtimit të saj për të mbrojtur sovranitetin.

“Synimet ekspansioniste të Malit të Zi dhe Serbisë mbesin të hapura ndaj territorit të Kosovës. Qeverisë së Malit të Zi i themi dhe duhet përsëritur se synimet e tilla janë të së kaluarës. Ata duhet të rrinë urtë, të qetë dhe të tregohen të mençur”, ka thënë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ali Lajçi.

Ai është shprehur se “këta kufij janë i versionit të delimitimit dhe demaskimit që nuk lejohen as në pikëpamjet e të drejtave ndërkombëtare. Ne duhet ta bëjmë ratifikimin e variantit që është faktit dhe duhet të vendosim kufi paqësor dhe jo të konfliktit”.

Ndërsa deputetja Arbërie Nagavci ka thënë se “konkluzioni i raportit të Bulliqit, konstaton se vija kufitare nuk është në përputhje me kufirin e ish krahinës autonome të Kosovës”.

Ajo ka shtuar se “Qeveria të nisë bisedimet me Qeverinë e Malit të Zi për të korrigjuar atë që ka ndodhur”.

“Personat e përfshirë në komisionin e kaluar do të duhej të ishin para një procesi gjyqësor pasi kanë cenuar territorin e Kosovës. Prokurori i Prokurorisë Speciale të nisë hetimet sa më parë për këtë proces”, ka thënë në fund deputetja Nagavci. /Insajderi.com