VV dënon dhunën ndaj Xharrës, kërkon penalizmin e mediave që e ndërlidhën atë me VV-në

VV dënon dhunën ndaj Xharrës, kërkon penalizmin e mediave që e ndërlidhën atë me VV-në

Lëvizja Vetëvendosje e ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj Arbana Xharrës duke u bëri thirrje organeve të rendit ta zbardhin sa më parë rastin.

Vetëvendosje përmes këtij reagimi, ka kërkuar penalizmin e mediave të cilat sipas saj kanë ndërlidhur dhunën ndaj Xharrës me aktivistët e saj.

“Krahas kësaj, sqarojmë se raportimi i mediave satelite e krejtësisht të instrumentalizuara prej PDK-së si Express-i, ashtu edhe RTK-ja, në lidhjen e sulmit që bëjnë me aktivistët e VETËVENDOSJE!-s është jashtë çdo etike dhe pa asnjë bazë të argumentimit. Sulmet e tilla prej PDK-së nuk do të duhej të zinin vend në media, por të penalizoheshin”.

“Orkestrimi i tillë i sulmeve mediatike është keqpërdorimi më i madh që mund t’i bëhet një fatkeqësie për të goditur kundërshtarët politikë elektoralisht. Gjendja e znj. Xharra, as vetë ajo nuk duhet përdorur si armë kundër VETËVENDOSJE!-s”, thuhet në reagim.