Deputeti i VV-së: Duam ta rrëzojmë Qeverinë Hoti shkaku i pandemisë dhe dialogut me Serbinë

Deputeti i VV-së: Duam ta rrëzojmë Qeverinë Hoti shkaku i pandemisë dhe dialogut me Serbinë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka thënë se janë dy arsye për të cilat Lëvizja Vetëvendosje ka inicuar mocion mosbesimi kundër Qeverisë Hoti: Menaxhimi i pandemisë dhe dialogu me Serbinë.

“Si pikë të parë të këtij mocioni e kemi vendosur dështimin në menaxhimin e pandemisë. Kjo qeveri është analfabete në menaxhimin e pandemisë. E dyta është qasja e gabuar e kësaj qeverie ndaj dialogut”, është shprehur Rexhaj.

Në “Kanal 10”, ai ka kritikuar Qeverinë Hoti për menaxhimin e dobët të pandemisë.

Por,  subjekti i Albin Kurtit nuk po gjenë mbështetje për këtë mocion, pasi nuk i ka as 40 nënshkrime të obligueshme për ta thirrur seancën e mocionit të mosbesimit.

Sonte, zyrtari i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës, Kujtim Gashi, ka deklaruar se PDK nuk e nënshkruan thirrjen e kësaj seancë, por nëse VV arrinë që ta thërrash seancën atëherë do ta shyqrtojnë votimin e mocionit të mosbesimit. /Insajderi.com/