VV fton diasporën që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet lokale

VV fton diasporën që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet lokale

Lëvizja Vetëvendosje iu ka bërë thirrje diasporës shqiptare që të aplikojnë për të votuar në zgjedhjet lokale që mbahen më 17 tetor.

Periudha e aplikimit është nga 10 korrik e deri më 18 gusht.

“Është e rëndësishme për vendin, demokracinë, zhvillimin tonë që regjistrimi të bëhet sa më herët e procesi si i tillë të shpjegohet sa më gjerë e sa më mirë”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Subjekti që drejtohet nga Albin Kurti ka disa palë zgjedhje që merr shumicën e votave nga diaspora. /Insajderi.com