VV i ofron mbështetje Bekim Jasharit në zgjedhje: Nuk kontribojmë në kthimin e PDK-së në Skenderaj

VV i ofron mbështetje Bekim Jasharit në zgjedhje: Nuk kontribojmë në kthimin e PDK-së në Skenderaj

Lëvizja Vetëvendosje në Skenderaj i ka ofruar mbështetje Bekim Jasharit në garën për kryetar.

Këtë e ka kumtuar, Hysni Mehani, i cili theksoi se planifikonte të kandidonte, por mendjen e ndryshoi pas fotografisë së Rifat Jasharit me Bekimin.

“Ta mundësh Bekim Jasharin nuk është kurrfarë e arriture. T’i kontribuosh mundjes së Bekim Jasharit për ta kthyer PDK-në në qeverisje lokale është gabim dhe dëm. Ta mundesh Bekimin e Familjes Jashari është gabim i pafalshëm historik”, ka shkruar ai në Facebook.

Mehani, po ashtu deklaroi se nuk tërhiqet nga kritikat që i kishte dhënë për pushtetin në Skenderaj gjatë katër viteve.

Ai kërkoi që qytetarët të votojnë listën e Lëvizjes Vetëvendosje për asamblenë komunale.

“E për ta ruajtur dhe mbajtur në piedestalin që e meriton Familja Jashari, unë ju ftoj që ta votoni Bekim Jasharin për kryetar komune dhe listën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për Kuvend Komunal”, përfundoi ai.

Në garën e Skenderajt pos Bekim Jasharit do të garojë edhe Sami Lushtaku i Partisë Demokratike të Kosovës. /Insajderi.com