VV-ja dorëzon në Gjykatën Supreme ankesën kundër vendimit të PZAP-së për mosnumërimin e votave të diasporës

VV-ja dorëzon në Gjykatën Supreme ankesën kundër vendimit të PZAP-së për mosnumërimin e votave të diasporës

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar në Gjykatën Supreme ankesën për vendimin e PZAP-së, për të mos numëruar votat e diasporës.

Kërkesën në Gjykatë Supreme e kanë dorëzuar, Blerim Sallahu dhe Albulena Haxhiu.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) dje vendosi sërish që të mos numërohen votat e ardhura nga diaspora jashtë afatit ligjor, raporton EkonomiaOnline.