VV-ja nuk e ka tërhequr Ligjin për Zgjedhje, i kërkon garanci LDK-së për presidentin

VV-ja nuk e ka tërhequr Ligjin për Zgjedhje, i kërkon garanci LDK-së për presidentin

Mimoza Kusari-Lila, ushtruese e detyrës së shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka konfimuar se Ligji për Zgjedhjet është në Kuvend dhe nuk është tërhequr, njofton Insajderi.

Ajo ka deklaruar se i ka kërkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës garanci për votat për presidentin në mënyrë që të tërhiqen ndryshimet e propozuara.

“Unë kam kërkuar nga Arben Gashi se a mund ai të konfirmojë se LDK-ja do të jetë në seancë për të votuar për presidenten e Republikës së Kosovës gjë të cilën ai refuzoi ta thotë në mbledhjen e Kryesisë”, ka thënë Kusari-Lila.

Këto deklarata ajo i ka bërë pas mbledhjes së Kryesisë në të cilën u caktua që seanca për zgjedhjen e presidentit të mbahet me fillim prej orës 18:00./Insajderi.com