VV: Jemi partia e parë në Kosovë, ne do bëjmë Qeverinë

VV: Jemi partia e parë në Kosovë, ne do bëjmë Qeverinë

Nënkryetari i partisë Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu ka dalë në një konferencë për media së bashku me Albulena Haxhiun, ku ka thënë se është i gëzuar që Kosova është partia më e madhe në vend.

“Ne kemi dalë subjekti i parë politik në vend dhe sipas të dhënave në terren kemi 33 deri në 34 për qind të votave”, ka thënë Sejdiu.

“Kjo është fitore e qytetarëve që kanë dashur ndryshimin. Kanë votuar me zemër në mënyrë që ta mundin të keqen”, ka shtuar ai.

Sipas Sejdiut është e rëndësishme që Qeverinë do ta bëjë Vetëvendosje.

“Ne kemi dyfishim të votave dhe këtë qeveri do ta bëjë Vetëvendosje”, ka thënë Sejdiu./Insajderi.com