VV jep detaje për mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm

VV jep detaje për mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm

Ka përfunduar mbledhja e 44’të e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ky subjekt politik ka dhënë detajet se për çka është folur.

Më herët kreu i kësaj paritë, Albin Kurti, kërkoi që të shmangen rivalitetet e brendshme brenda degëve të partisë.

Aty në mbledhje u tha se zgjedhjet lokale të 17 tetorit duhet të fitohen e për këtë u kërkua aktivizimi i të gjithëve brenda VV-së.

Sipas, partisë në pushtet “sulmet ndaj VV-së” janë që të mos përsëritet suksesi i 14 shkurtit. /Insajderi.com

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje

Lëvizja VETËVENDOSJE! mbajti sot mbledhjen e XLIV të organit të saj më të lartë, Këshillit të Përgjithshëm, ku u diskutuan shumë çështje politike dhe organizative.

Në pjesën e parë të mbledhjes, anëtarëve të Këshillit ju drejtua Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti.

Në fjalën e tij, Kryetari Albin Kurti, foli për të arriturat e qeverisë që ai drejton tani si kryeministër, duke filluar nga menaxhimi i mirë me pandeminë, zhvillimi ekonomik me rritjen e eksporteve dhe GDP-së, krijimi i incentivave dhe lehtësirave për diasporën, çkapja e bordeve dhe inkurajimi i profesionistëve për të aplikuar në to, kursimet nga rishikimi i kontratave në infrastrukturë dhe projektet e reja, marrëdhëniet me Shqipërinë, dialogun, për ta përmbyllur më pas fjalën me zgjedhjet lokale që do të mbahen me datë 17 tetor.

Sa i përket zgjedhjeve lokale, kryetari Kurti tha që synimi ynë duhet të jetë t’i fitojmë ¾ e komunave, pasi qytetarët duhet ta përjetojnë qeverisjen e mirë, që sjell si rregull e zhvillim urban ashtu edhe investime dhe punësim.

Pasi në zgjedhjet e fundit qëndrore është dëshmuar sinqeriteti e serioziteti në aktivizëm të përbashkët, edhe në këto zgjedhje lokale do të vazhdojë bashkëpunimi me Listën Guxo dhe Alternativën për Kosovën, tha Kurti, i cili bëri thirrje për komunikim e angazhim të përbashkët në terren dhe anembanë Kosovës.

Për fund, Kurti theksoi se sulmet ndaj Lëvizjes VETËVENDOSJE! janë përpjekje që të mos përsëritet rezultati ynë i 14 shkurtit. Në këtë drejtim, ai u bëri thirje anëtarëve tanë që të punojnë sa më shumë e të jenë sa më syhapur drejt konfirmimit të fitores tonë me datë 17 tetor.

Në pjesën e dytë të mbledhjes u raportua nga zyrtarët përgjegjës të Lëvizjes për:

Raportin vjetor financiar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për vitin 2020;

Raportin vjetor të punës së sekretariateve në Sekretariatin e Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për vitin 2020;

Raportin vjetor të punës së Qendrave për vitin 2020;

Raportin vjetor të punës së Sekretariatit për Marrëdhënie me Jashtë për vitin 2020;

Raportin e shpenzimeve për zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale në Besianë;

Raportin e shpenzimeve për zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale në veri të Mitrovicës;

Raportin e shpenzimeve për zgjedhjet e parakoshme qëndrore të 14 shkurtit 2021;

Në fund të mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm delegatët u njoftuan edhe për anëtarësimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Political Youth Netëork, organizatë kjo që është rrjet rajonal i organizimit të aktiviteteve me rininë e partive anëtare, në fushat e të drejtave të njeriut; ngritjen e kapaciteteve; dhe shkëmbimin e përvojave