VV: Kryeministri Hoti po luan me pasurinë e Kosovës

VV: Kryeministri Hoti po luan me pasurinë e Kosovës

Kjo qeveri jolegjitime luan me pasurinë e Kosovës sikurse ato të mos përfaqësonin asgjë. Ujmani është pronë e Republikës së Kosovës dhe i tillë do të mbetet”.

Këto janë disa fjalë nga video-mesazhi i Lëvizjes Vetëvendosje, publikuar në rrjetin social, Facebook.

Në këtë video kundërshtohet kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Madje, thuhet se nëse do t’i kërkohet Hotit që ta ndërronte emrin, “ai do ta bënte një gjë të tillë”.

Në fund të mesazhit paralajmërohet rikthimi i Lëvizjes Vetëvendosje në krye të pushtetit. /Insajderi.com